Së shpejti

Shugurimi meshtarak i Eduardo Cuellar Mejía dhe Elton Gomes dos Santos

12 dhjetor 2026

12 dhjetor 2026

Me gëzim njoftojmë se të shtunën, më 12 dhjetor 2026, në festën e Virgjërës së Bekuar Mari të Guadalupes, Eduardo Cuellar Mejía dhe Elton Gomes dos Santos, të formuar në Seminarin Redemptoris Mater të Lezhës, do të marrin shugurimin meshtarak.

  • Kur: e shtunë, 12 dhjetor 2026 – Zoja e Guadalupes
  • Ku: Katedralja e Shën Nikollës, Lezhë
  • Udhëhequr nga: Imzot Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës
«A nuk jam unë këtu, që jam Nëna jote?»
— Zoja e Guadalupes
«Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju dhe ju caktova të shkoni e të jepni fryt e fryti juaj të qëndrojë; dhe që Ati t’ju japë çkado të kërkoni në Emër tim.»
— Gjn 15,16

Ju ftojmë t’i shoqëroni me lutje dhe, kush mundet, të marrë pjesë në kremtim.

Ftesë për shugurimin meshtarak të Eduardo Cuellar Mejía dhe Elton Gomes dos Santos

Lajmërime

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet