Seminario Redemtoris Mater Albania

Domus E Lumja Maria Tuci

LEZHË, SHQIPËRI

Domus E Lumja Maria Tuci është një shtëpi për tërheqje shpirtërore e krijuar brenda Seminarit Dioqezan Misionar “Redemptoris Mater” të Lezhës. Në projektin fillestar të seminarit në fjalë, nuk ishte e parashikuar një strukturë e tillë pritjeje, por me vazhdimin e punimeve, duke konsideruar disnivelin e terrenit, ishte nevoja e një kati mes garazhit dhe zonës së seminarit që në vazhdimësi u emërua si “kati minus një”. Përgjegjësit dhe projektuesit e strukturës, pranuan menjëherë rastin për përdorimin e një kati të tillë dhe filluan të realizonin bibliotekën, sallën e madhe (aula magna), një kapelë me vaskën pagëzimore dhe disa salla takimesh.

Pas realizimit të kapelës aktuale, të kompanielit dhe një shenjtërore të shkëputur të Fjalës me sakresti të bashkëngjitur, lindi nevoja për të përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme hapësirat e të ashtuquajturit “kati minus një” për të cilin u mendua të parashihej, përveç ambienteve ekzistues, edhe një kuzhinë profesionale dhe një sallë mense.

E gjithë kjo i dha fillim një përdorimi efektiv si një shtëpi për tërheqje shpirtërore që mori emrin “Domus E Lumja Maria Tuci”.

Siç thuhet edhe për seminarin, e gjithë struktura ishte e kërkuar nga Ipeshkvi i Lezhës, Mons. Ottavio Vitale që duke pranuar realitetin e Ecjes Neokatekumenale në dioqezën e tij, ka parë nevojën të parashohë një seminar dioqezan misionar për formimin e meshtarëve dioqezanë që do të kishin ndihmuar bashkësitë ekzistuese neokatekumenale të Shqipërisë, kishën vendore dhe, duke qenë misionarë, gjithë Kishën universale.