Unë i nënshkruari,
Mons. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Dioqezës Tiranë-Durrës, me këtë letër timen dëshiroj që të mbështes iniciativën e lindjes së një Qendre Baritore në qytetin e Tiranës, në zonën periferike në Astir-Kombinat. Është dëshira ime që t’i jap një hov të ri misionar Dioqezës sonë. Kemi nevojë që të hapim një Qendër Baritore në këtë zonë periferike të Tiranës, në zhvillim të plotë, pa një presenzë katolike.
Kjo iniciativë lind me ndihmën e Ecjes Neokatekumenale dhe me mbështetjen e fondacionit të tyre “E Lumja Maria Tuci”, që nga ana e tij, është i angazhuar të mbështesë ekonomikisht ungjillëzimin, mbi të gjitha Seminarin Redemptoris Mater të Lezhës.
Dioqeza jonë nuk ka mundësi të mbështesë ekonomikisht realizimin e kësaj Qendre Baritore dhe ka nevojë për ndihmën e enteve të jashtëm. Me këtë letër ndej që të bekoj dhe të miratoj plotësisht këtë projekt dhe autorizoj kërkimin e fondeve për të përfunduar këtë vepër.
Me shpresë që Hyji do të plotësojë këtë vepër, e vendos nën mbrojtjen e Virgjërës Mari Mbretëreshë e Paqes dhe e Ungjillëzimit të Ri dhe nën mbrojtjen e Lumëve Martirë Shqiptarë.