Seminario Redemtoris Mater Albania

Identiteti dhe kuptimi i Seminareve Redemptoris Mater

1) Seminaret Redemptoris Mater

«Era fryn ku të dojë dhe ti e dëgjon zërin e saj, por nuk e di nga vjen e ku shkon; kështu është me këdo që ka lindur nga Shpirti"»

(Gjn 3,8).

Guri i Parë
Seminaret dioqezane dhe misionare “Redemptoris Mater” ngrihen nga Ipeshkëvinjtë dioqezanë së bashku me Ekipin Përgjegjës ndërkombëtar të Ecjes, dhe mbahen sipas normave ekzistuese për formimin dhe inkardinimin e klerikëve dioqezanë, e sipas statuteve të veta, duke zbatuar Ratio fundamentalis institutionis sacerdotalis. Në këto seminare, kandidatët për meshtarë gjejnë në pjesëmarrjen në Ecjen Neokatekumenale, një element specifik dhe themelorë në rrugën e tyre të formimit dhe, në të njëjtën kohë, përgatiten për «zgjedhjen autentike meshtarake në shërbim të mbarë popullit të Hyjit, në bashkimin vëllazëror të meshtarisë». (Statuti i Ecjes Neokatekumenale, neni 18, § 3).
Ecja neokatekumenale, e përcaktuar nga sh. Gjon Pali II si “një itinerar i formimit katolik, i vlefshëm për shoqërinë dhe kohët e sotme” është një instrument baritor “në shërbim të Ipeshkvijve” (krh. Statuti, §§ 1 e 2). E miratuar nga Selia e Shenjtë në 2008, ajo nuk është as një Lëvizje, as një Shoqatë, as një Prelaturë, por synon që të zbulojë pasuritë e Pagëzimit dhe jetës së krishterë mbi modelin e Katekumenatit të Kishës primitive që parashihte një shpallje kerigmatike dhe një kthim moral (Metanoia) i zhvilluar në mënyrë progresive nëpërmjet dëgjimit të Fjalës, kremtimit të sakramenteve dhe jetës bashkësiore (krh. Vap 2,42). “Ecja” është zakonisht e renditur mes realiteteve të reja që ngjallin shpresë për gjithë Kishën duke qenë edhe një vatër e thirrjeve të shumta (krh. PDV 41). Nga dhjetëra e mijëra bashkësi neokatekumenale të hapura në kontinente të ndryshme në fakt kanë lindur thirrje të numërta meshtarake dhe religjoze; dhe kjo shpesh njëkohësisht me Ditët Botërore të Rinisë. Në sintoni me vetëdijen e vet për të qenë një shërbim për Ipeshkvijtë dhe jo një Shoqatë e veçantë, Ecja, si një realitet në shërbim të Ipeshkvijve, ka marrë në mënyrë natyrale udhën e inkardiminit dioqezan për t’u hapur dyert e shërbimit meshtarak të rinjve (dhe më pak të rinjve) që brenda tyre ndjejnë thirrjen e Hyjit. Kusht për të hyrë në këtë lloj seminari është pjesëmarrja në Ecjen neokatekumenale. Në pak fjalë (tout court), i parashtrohet, ose më mirë, i vihet në krye dhe i bashkërenditet formimit meshtarak hyrja e krishterë. Çdo seminarist vjen nga një bashkësi neokatekumenale në të cilën ka filluar të njohë Zotin dhe dashurinë e tij, bashkimin me vëllezërit, shoshitjen mbi veten e tij, jetën e lutjes dhe të liturgjisë. Qoftë larg që një udhëtim i tillë të jetë i mbyllur gjatë kohës së formimit meshtarak, dhe të konsiderohet si pjesë e integruar. Duke qenë se, përveç jetës së lutjes, disiplinës, studimit dhe shërbimit, që i takon çdo seminari, nxënësit e Redemptoris Mater ndjekin “Ecjen” në bashkësitë vendore, kthehen në bashkësitë e origjinës për “etapat” më të rëndësishme. Me shugurimin, ata nuk futen në një kongregatë apo në një vëllazëri të veçantë, por janë të inkardinuar në presbiterin e një dioqeze për t’i shërbyer misionit ungjillëzues të Kishës. Një kolegj i tillë lind kur një ipeshkëv, i bindur nga vlera apostolike të një itinerari të tillë dhe, në dakordësi me nismëtarët e Ecjes, nga shqetësimi ndaj kishave më në nevojë për klerikë, vendos të ngritë një kolegj për formimin e neokatekumenëve që një herë të shuguruar do të bëjnë pjesë në klerin dioqezan me veçorinë për të qenë të caktuar për mision. Duke marrë një thënie tradicionale kishtare dhe me pak ironi, mund të themi që seminari është “drita e syve të ipeshkvit”, një ipeshkëv i tillë do të ketë dy: seminarin dioqezan mbi të gjitha për nevojat e kishës lokale, dhe atë Redemptoris Mater për Kishën universale. Meshtarët e formuar në Redemptoris Mater edhe pse të nisur në mision qëndrojnë të inkardinuar në dioqezat e tyre dhe të lidhur me ipeshkvin e tyre, i cili mundet edhe t’u japë detyra të tjera dioqezane: famulli, kapela, mësim, punë në kurien... Puna baritore e zhvilluar nga këto priftërinj në çdo funksion do të korrespondojë me qëllimin e ipeshkvit dhe udhëzimet ordinare, edhe pse natyrisht do të përmbushet me një delikatesë të veçantë. Shoshitja mbi denjësinë e shugurimit i takon, sipas kodit, Ipeshkvit, përfaqësuesi i të cilit është rektori. Ky i fundit merr edhe mendimin e Këshillit baritor të seminarit, i përbërë nga Ekipi përgjegjës i Ecjes neokatekumenale në atë vend të caktuar. Në përgjithësi, afër diakonatit, dëgjohen edhe mendimet e përgjegjësve të bashkësive të seminaristave. E gjithë kjo i jep substancë dhe realizëm përgjigjes së rektorit në fillim të Shugurimit, kur ipeshkvi e pyet mbi dinjitetin e kandidatëve: “nga informimet e mbledhura afër popullit të krishterë dhe sipas gjykimit të dhënë nga ata që janë kujdesur për formimin, mund të dëshmoj se janë të denjë” (Riti i shugurimit).
Ideja për të formuar një seminar të veçantë u lindi nismëtarëve të Ecjes, Kiko Arguello e bashkëthemeluesja Carmen Hernandez, nga dëgjimi i fjalëve të sh. Gjon Pali II mbi ungjillëzimin e ri të Evropës (në 1985). Ata patën intuitën që të dërgojnë familje në mision në vendet e shkrishtëruara ose vende që kurrë nuk janë prekur nga Ungjilli. Një implantatio ecclesiae e tillë nuk kishte kuptim pa praninë e meshtarëve të gatshëm të copëtojnë bukën e Fjalës e të Eukaristisë në kontekstin e këtij misioni. Është kështu që me inkurajimin e Atit të Shenjtë qe ngritur në Romë, gjatë vitit marian 1988, Kologji i parë dioqezan misionar Redemptoris Mater. Që atëherë kanë lindur më shumë se një qind seminare në pesë Kontinentet: nga Callao (Perù) në Vjenë, nga Madridi në Kitwe (Zambia), nga Berlini në Perth (Australi) e Washington, nga Brasilia e Kaohsiung (Taywan), nga Varshava në Medellin, nga Yaundé (Camerun) në Namur... Numri i seminaristave ndryshon nga cindra në një dyzinë. Seminaristat vijnë nga kombe të ndryshme. Elementi i internacionalitetit është një shenjë konkrete e katolicitetit të Kishës dhe një thirrje e fortë për të hapur horizontet dhe për të konsideruar unicitetin e njeriut në Krishtin. Nuk zgjidhet se në cilin seminar të hysh: gjithçka luhet mbi lirinë e Shpirtit (krh. Gjn 3,8 e 2Kor 3,17): kandidatit i kërkohet nëse është i gatshëm të shkojë “në çdo vend”, me gatishmëri totale dhe besim të plotë në Provaninë dhe pranimin e lirë të destinacionit. Kështu, mund të takohen spanjollë në seminarin e Bangalores, gjermanë në atë të Brasilias, bolivianë në atë të Kopenhagenit, italianë në atë të Manilës etj. Gjuha dhe kultura e vendit asimilohen pak nga pak me anë të studimit dhe me frekuentimin e bashkësive vendase... Veçori tjetër formuese e lidhur me universalitetin është edukimi në dimensionin itinerant të jetës apostolike duke dedikuar, gjatë viteve të seminarit, një kohë të përshtatshme (zakonisht dy vite) ungjillëzimi me një ekip itinerant të Ecjes neolatekumenale, ose me një famullitar në mision, ose me një rektor të një seminari tjetër. Si përfundim seminaret Redemptoris Mater janë fryt i rinovimit kishtar të lindur nga Koncili II i Vatikanit dhe supozojnë bashkëlidhjen dhe sinergjinë mes elementit hierarkik/institucional (dioqezaniteti) dhe ai karizmatik/misionar. Bëhet fjalë për një rast tipik të integrimit mes natyrës heriarkike dhe dimensionit karizmatik e profetik të Kishës (krh. CDF, Iuvenescit Ecclesia, 2016).
Bekimi i Gurit të Parë

2) Domethënia teologjike e seminareve Redemptoris Mater

Pas këtij përshkrimi, më duket e nevojshme të nënvizohet sesa seminaret Redemptoris Mater mund
të konsiderohen nje "shenjë kohe" e vogël por domethënëse për Kishën sot. Tërheq vëmendjen mbi tre
pika të reja kryesore që lindin nga pikëpamja ekleziologjike: raportet mes "hierarkisë dhe laikatit", mes
istitucionit e karismës e mes Kishës universale e kishës vendase.

Origjinaliteti i seminareve Redemptoris Mater është rrënjosja e formimit seminaristik mbi nismën në jetën e krishterë. Që seminaristi (e pastaj meshtari) të jetë (dhe të vazhdojë të jetë) një besimtar, në kërkim, së bashku me pjesëtarët e bashkësisë, të pasurive të pagëzimit të tij, themelon kushtin për të garantuar bashkimin e plotë kishtar duke evituar frymën klerikale. Të qenurit së pari "i krishterë me vëllezërit" bëhet kusht paraprak i të qenurit "meshtar për ta". Frekuentimi në mënyrë kostante bashkësinë në një famuli ndihmon seminaristin që të mos isolohet dhe të bashkëndajë gëzimet e shpresat, dhimbjet e ankthet me persona të tjerë me qëllimin e përbashkët qëtë shoshisin gjithmonë e më mirë vullnetin e Zotit. Shenjtëria ka parësinë mbi shërbesën dhe Pagëzimi zbulohet si një realitet i aftë të ndriçojë dhe të bëjë të mundur çdo thirrje, qoftë në martesë si dhe në meshtari. Të nënvizuarit me shumë forcë e formimit pagëzimor nga njëra anë dhe bashkësia e krishterë nga ana tjetër, korrispondon në mënyrë të plotë me teologjinë konciliare të Popullit të Hyjit në të cilin thirrja për shenjtëri parëson çdo dallim ministerial apo thirror (krh. LG II e V). Rikuperimi i dyfishtë i centralitetit të pa zëvendësueshëm të nismës së krishterë dhe të bashkësisë vëllazërore është një letër atu për të përballuar krisat e mundshme me të cilat mund të takohen seminaristat dhe meshtarët. Të synuarit jo vetëm në formimin ministerial dhe në rolin e leadership, por edhe në formimin e krishterë bën të mundur të parandalohen disa trauma. Askujt nuk i ikën fakti që në pjesën më të madhe të rasteve të ikjes nga meshtaria (por diskutimi vlen edhe për krizat bashkëshortore) nuk është pasojë i një formimi meshtarak (ose martesor) të mangët, por pasojë e një mangësie pjekjeje në të qenurit i krishterë.
Gjon Pali II ka përdorur shpesh mbiemrin “bashkë-themelorë” për të treguar dimensionin institucional dhe atë karizmatik të Kishës. Tani, element kryesor i seminareve Redemptoris Mater është bashkimi i karakterit dioqezan dhe atij neokatekumenal/misionar/ndërkombëtar. Nëse termi i parë tregon strukturën hierarkike natyrore të Kishës, termi i fundit i trefishtë shpreh dimensionin karizmatik. Në fjalë të tjera, ajo për të cilën bëhet fjalë është raporti mes dhuratës hierarkike dhe karizmës profetike (krh. LG 4). Në seminaret Redemptoris Mater gjendja ideale është reciprociteti autentik dhe përfshirja e përbashkët (le të themi “pericoresi”) mes dy realiteteve. Është e pashmangshme që seminari të ketë si kokën e tij Ipeshkvin (dhe si përfaqësues të tij, rektorin), por është po aq e dëshirueshme që ai të ketë si zëmër të tij karizmën neokatekumenale, të përfaqësuar nga Këshilli baritor. Nëse është një “pericoresi” e tillë mund të thuhet që me të vërtetë seminari Redemptoris Mater është një seminar dioqezan autentik, duke qenë në të njëjtën kohë misionar-ndërkombëtar-neokatekumenal.Vetëm kur arsyetohet me një logjikë kundërshtimi plotësisht njerëzore kundërshtimi dhe alternative mes hierarkisë dhe karizmës, mes faktit të së qenurit dioqezan dhe atij misionar, haset në vështirësi për të artikuluar të dy dimensionet. Mund të përmendet një kalim i vogël nga Shkrimi i Shenjtë: Shën Pali nxit kështu Timoteun: «Mos e lër pas dore hirin që është në ty, i cili të qe dhënë në saje të profecive dhe me vënien e duarve të kolegjit të pleqve» (1Tim 4,14). Ndërhyrja e “pjesës karizmatike” e cila u përmend më sipër (rreth shoshitjes mbi denjësinë për shugurimin dhe sugjerimet mbi destinacionet misionare) a nuk mundet vallë të korrespondojë me atë “fjalë profetike”?
Sipas Lumen Gentium Kishat e veçanta ose vendore janë një realizim konkret dhe “i dukshëm” i Kishës universale (krh. LG 23a). Mes tyre ekziston një marrëdhënie reciprociteti të qëndrueshëm (krh. CDF, Communionis notoi, 9). Është e qenësishme për Kishën universale , Katoliciteti, dëftimi gjatë historisë në një Kishë të veçantë, ashtu si për këtë të fundit është natyrore hapja dhe zgjerimi në mënyrë universale. Tani ky rreth universaliteti dhe vendore nuk dëftohet vetëm nëpërmjet instituteve juridike si vizitat ad limina (në të cilat Kisha vendore bëhet le të themi e pranishme në Kishën universale), por edhe, e ndoshta mbi të gjitha, nëpërmjet bashkëpunimit efektiv mes ipeshkvijve: këtyre «u kërkohet, nga themelimi dhe urdhërimi i Krishtit, të kenë kujdes për të gjithë Kishën: përkujdesje që, megjithëse nuk është e ushtruar nëpërmjet akteve juridike, kontribuon në mënyrë madhore për të mirën e Kishës universale» (LG 23b). Në kohën tonë të globalizuar, më shumë se kurrë, Kisha duhet t’i ri-largojë tundimet e centralizmit dhe partikularizmit. E mirë, seminaret Redemptoris Mater, njëkohësisht të rrënjosur në partikularizmin dioqezan dhe strukturalisht universalë në forcë të ndërkombëtarizmit të tyre dhe vrullit karizmatik që i animon, u ofrojnë vetë Barinjve mundësinë konkrete të ushtrojnë, nëpërmjet formimit e pastaj hirit të meshtarëve misionarë (Fidei donum), atë përkujdesje apostolike dhe universale të qenësishme të shërbesës së tyre ipeshkvore.

3) Pse një Seminar Redemptoris Mater në Lezhë?

Seminari Redemptoris Mater Lezhë
Lezha (Lissus/Alexius) në italisht “Alessio” ndodhet praktikisht në mes të rugës ndërmjet Tiranës dhe Shkodrës, në veri të Shqipërisë, që tradicionalisht është zona më katolike e Vendit të Shqiponjave. Është një Dioqezë e vogël , aktualisht e Metropolisë së Shkodrës, por me një histori të lashtë të sajën. Ruhet një letër me të cilën papa Gregori i Madh emëron ipeshkvin e Lezhës, Gjon, në selinë e Squillace-s (592). Qyteti është i famshëm mbi të gjitha për Besëlidhjen mes princave shqiptarë kundër pushtimit turk që Gjergj Kastrioti Skënderbeu vulosi më 2 mars 1444, pikërisht në Katedralen Shën Nikolla të Lezhës. Falë një nisme të tillë pushtimi i sulltan Mehmeti II u vonua me jo pak vite. Prijësi i madh shqiptar, i emëruar nga Pio II me titullin Atlet i Krishtit dhe mburojë kundër turqve, deshi të varrosej pikërisht në atë Katedrale. Për fat të keq pas vdekjes së Skërberbeut pushtimi musulman qe i pashmangshëm. Dhe për të favorizuar islamizimin e qytetit të Lezhës, në vitet e para të shek. XVI, selia ipeshkvore qe zhvendosur në Mërqi – afër vendndodhjes aktuale të Seminarit tonë- ndërsa Katedralja e Shën Nikollës u kthye në xhami. Ndonjëherë e mbështetur nga Venecianët, kisha katolike në Shqipëri mbijetoi dhe disa ipeshkvij të zotë bënë çdo përpjekje që farae Ungjillit mos të zhdukej. Kështu, pikërisht në Mërqi, më 14-15 janar 1703 u mbajt, me iniciativën e papa Klementit XI (me origjinë shqiptare), një Sinod mbar-shqiptar, i ashtuquajturi “Koncili i Arbërit”. Një mbledhje e tillë vendosi norma të ndryshme baritore për të kundërshtuar largimin nga feja e vërtetë dhe për të rimbjellë ungjillëzimin dhe jetën e krishterë. Një rol dallues e mbajti ipeshkvi i Lezhës mons. Nikoll Vlladanji. Për shumë shekuj dioqeza e Lezhës ka qenë sufragane e dioqezës së Durrësit; por kur në shek.. XIX Shkodra u shkëput nga Tivari, Lezha hyri të bëjë pjesë në motropolinë e saj. (Shkodra është edhe sot e kësaj dite qyteti shqiptar me densitetin më të madh katolik). Gjatë periudhës komuniste (1945-1990) jeta e krishterë pati vdekur: provokime, ndalime dhe persekutime të dhunshme u përsëritën që nga 1945. Në Lezhë vdiq, pas torturave kafshërore (fyti i qe shkulur me duar), famullitari i famullisë aktuale françeskane Zoja Nunciatë, at Serafin Koda më 11 maj 1947. Është një martir i dioqezës sonë, i shpallu i lumë më 4 nëntor 2016. Por është me revolucionin kulturor në stilin kinez të 1967 që çdo formë e praktikës fetare u ndalua zyrtarisht. Pas “Meshës së Parë” në varrezat e Shkodrës në nëntor 1990, jeta kishtare u ngrit pak nga pak. Në vitin 1993 papa Gjon Pali II vizitoi dhe inkurajoi Shqipërinë. Në vitin 2000 u ngrit Administratura Apostolike e Lezhës dhe Mons. Ottavio Vitale u shugurua ipeshkëv më 6 janar 2006, ndërsa Katedralja e re e Shën Nikollës u inaugurua në mënyrë solemne më 28 tetor 2008 nga Kardinali G. B. Re.
Seminari ynë është thirrur nga ipeshkvi aktual, që kur ishte Administrator apostolik. Mons. Vitale njohu Ecjen falë Ekipit përgjegjës i udhëhequr nga bashkëshortët Silverio e Giovanna Cartolano që erdhën në Shqipëri menjëherë pasi u duk një fill i lirisë, në vitin 1991. P. Ottavio, kuptoi shpejt ndihmën e stërmadhe që do të kishte dhënë një Seminar RM në tokën shqiptare dhe me durim e këmbëngulje, që nga vitet 2002/2003, ka punuar për ngritjen e një seminari të tillë në dioqezën e tij. Fillimisht vështirësitë dhe hezitimet nuk qenë të pakta: disave nuk u dukej e përshtatshme të themelohej një seminar i ri përbri atij tashmë që tashmë ekzistonte në Shkodër, pra Seminari Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”. Mons. Vitale, duke menduar edhe për kontributin e një seminari të tillë për Shqipërinë e Jugut, plotësisht të shkrishterizuar, ka insistuar dhe marrë në vitin 2005, me miratimin e Kiko-s dhe Carmen, një bërthamë të vogël të seminaristave që të fillojë këtë përvojë. Neve na qe dhënë relikja e shën Elizabeth Ann Seton, shenjtja e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, protestante, grua dhe nënë, e kthyer, vejushë dhe religjoze! Në fillim nisja qe shumë e dobët: nga vetëm katër të rinj të shënuar për ne (një italian, një spanjoll, një kroat dhe një polak) dy u kthyen mbrapsht. Por në vazhdim Zoti ka bekuar atë farë të vogël dhe sot Seminari numëron 12 seminarista nga 8 kombësi. Falë Zotit, integrimi me Seminarin e Shkodrës është shumë e mirë; po aq i ekselent është bashkëpunimi i meshtarëve tanë të rinj me klerin vendas. Është një dhuratë e vërtetë e Zotit fakti që mund të studiojmë dhe punojmë së bashku edhe pse duke njohur disa veçori dhe dallime që plotësojnë dhe pasurojnë njëra-tjetrën. E rëndësishme është që Shpirti të jetë një! Falë ndihmës së bamirësve të shumtë dhe bashkëpunëtorëve të zotë e të palodhshëm, mbi të gjitha falë bashkësive të Puglias e Basilicatës, dhe nën përgjegjësinë personale të Silverio Cartolano-s, sot Seminari ynë gëzon një ndërtesë të bukur e të gjërë pothuajse të plotë, me kapelën, shenjtëroren e Fjalës, mensën, zonën e fjetjes, sallën e madhe (aula magna) dhe bibliotekën; i gjithi i ndërtuar sipas “estetikës së re” të promovuar nga Kiko.